Fjalë Kyçe

Jakup Krasniqi ka një porosi për gazetarin britanik që flet keq për Kosovën

Jakup Krasniqi ka një porosi për gazetarin britanik që flet keq për Kosovën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi është nervozuar mjaft shumë me rastin e një gazetari britanik, për të cilin sot u raportua se po lobon kundër Kosovës dhe UÇK-së.

Krasniqi ka shkuar më tej, sa profesionin e gazetarisë e ka quajtur zanat të ‘përmutur’.

Sipas Krasniqit, njerëzve të tillë nuk duhet t’u ipet hapësirë në media.

Graham Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i hedh në YouTube.

Të gjitha i realizon para lapidarëve të UÇK-së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 

Postimi i plotë i Krasniqit:

SHEKULLI XXI, SHEKULL MË SHUMË TALLAVA

Mua nuk me habiti ky farë gazetari britanik! Pasi gazetaria kudo është bërë zanat për shitje! Madje as ne në Kosovë e Shqipëri nuk jemi hiq imun. A nuk e kemi qitur edhe ne UÇK-në në bankën e zezë? Veç kêsaj edhe gazetarë e jo gazetarë edhe në Perëndimin Demokratik shkruajnë e flasin për para. Kështu është pothuajse në secilin vend edhe të BE-së.

Është për tu habitur pse njerëzve të tillë u jepet hapësirë në mediet tina?! Kur të gjithë e dimë se shumë akuza që UÇK-së që i janë bërë nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, janë shërbyer nga medie që shkruajnë shqip!.

Si po duket tallavaja në shekullin XXI nuk ka mbetur vetëm në muzikë, por i ka përfshirë edhe shumë segmente të tjera të jetës në kohën tonë. Madje të paprekura nuk kanë mbetur as politika e lartë e diplomacia botërore?!

Edhe gazetarët britanikë kanë “drejtë “ ta shesin zanatin e tyre të përmutur?! Mbase zanatet janë për shitje?! Inshalla vetëm zanatet?!