Fjalë Kyçe

“Jam hajdut”/ Banorët lidhin në shtyllë dyshen e grabitësve, i lyejnë fytyrat në stil “Joker”

“Jam hajdut”/ Banorët lidhin në shtyllë dyshen e grabitësve, i lyejnë fytyrat në stil “Joker”

Mediat meksikane shkruanin sot me krenari se “ndoshta Batman është duke patrulluar rrugët e verilindjes së vendit”, pasi dy tentues për grabitjeje u gjetën nga policia të lidhur në një shtyllë dhe fytyrat e tyre ishin pikturuar si kllouni “Joker”, antagonisti i filmit të njohur të superheroit Batman.

Një burrë dhe një grua që ishin kapur duke tentur të vidhnin çantën e një kalimtareje në qytetin Río Bravo ishin ndaluar nga vullnetarë të komunitetit të zonës dhe lidhur kundër njëri-tjetrit në shtyllën e një kryqëzimi.

Më tej “anëtarët e ndërgjegjshëm” të komunitetit pranë kufirit verior me Texas, i kishin lidhur ata me ngjitëse dhe mashkulin e kishin shkarravitur parrulla si ‘soy rata’ dhe ‘por rata’ që do të thotë ‘Jam hajdut’ në gjoks dhe në ballë.

Bashkëpunëtoren e tij femër, e cila është identifikuar tashmë si Luz Magaly ata e kishin shkruar në fytyrë me ‘por rata’, përcjell tch.

Luz Magaly kishte arritur të çlirohej nga ngjitëset dhe kishte tentuar të ndihmonte bashkëpunëtorin të arratisej, para se të kapeshin nga policia.

“Ia mora çantën asaj gruas, ia mora dhe u largova, ishte e thjeshtë. Nuk ka punë dhe nuk ka para”, thoshte autori në një video në polici që është publikuar nga mediat vendase.

“I kërkoj falje gruas për çantën. Nuk isha mirë, isha nën influencën e drogave. I lutem të më falë,”, thotë autori.

Ndërkohë në një tjetër incident në fundjavë katër meshkuj ishin pikturuar në fytyrë si

‘Joker’ pasi u kapën duke tentuar të vidhnin nga pasagjerë në një autobuz në Río Bravo.

Të dyshuarve u ishin lidhur duart dhe ishin detyruar të marshonin të gjysme zveshur në bulevard.