Fjalë Kyçe

Japonia gjen variantin e ri të COVID-19 tek tre njerëz që nuk kishin udhëtuar në Britani

Japonia gjen variantin e ri të COVID-19 tek tre njerëz që nuk kishin udhëtuar në Britani

Mjekët japonezë kanë gjetur variantin e ri të COVID-19 i zbuluar në Britani, në tre njerëz të cilët nuk kanë histori se kanë udhëtuar atje.

Të tre, nga 20 deri 60 vjeç, kanë pasur simptoma në fillim të janarit, ka thënë ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters.

Japonia deri tash ka identifikuar 45 raste të varianteve të reja të virusit që për herë të parë ishin gjetur në Britani, Afrikën Jugore dhe Brazil.

Gjendje emergjente ndërkohë është shpallur në Tokio dhe zonat përreth.