Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mësimdhënësit nuk janë të obliguar për kompensimin e orëve të humbura.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe as ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
SBASHK-u ka paditur MASHT-in dhe ka vendosur që të mos i kompensojë orët e humbura gjatë grevës së mëhershme.
Jasharaj në RTK ka thënë se Ligji nuk i obligon që orët të kompensohen.
“Vendimi i Ministrisë nuk ka pas ligjore. Askush nuk mund të dalë mbi ligjin. Ligji për grevat nuk obligon që orët të kompensohen”, ka thënë ai.
“Asnjë bisedë nuk është bërë me ministrin sa i përket kompensimit apo moskompensimit. Dhe aq më keq ministri Bytyqi, kur ne jemi takuar, ka dalë me vendimin për kompensimin e orëve. Ne asnjë marrëveshje nuk kemi arritur”.