Fjalë Kyçe

Jashari me kërkesë për përfaqësuesit në dialog: Shikojeni këtë video para se të uleni në tavolinë me Serbinë

Jashari me kërkesë për përfaqësuesit në dialog: Shikojeni këtë video para se të uleni në tavolinë me Serbinë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka shpërndarë në profilin e tij një video-reportazh rreth familjes Jashari. Jashari ka një kërkesë për spektrin politik në Kosovës që ta shikojnë këtë video dhe pastaj të ulen në dialog më Serbinë në Bruksel.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Jashari ka shkruar se kjo tokë është e ujitur me gjak Shqiptari, nga foshnjat e sapo lindura e deri tek të moshuarit 100 vjeçar, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

“Këtë dokumentar me këto sekuenca të shkurtëra, që tregon se çfarë krimesh ka bërë regjimi serb, është mirë ta kujtojmë para se të ulemi në tavolinën e dialogut me Serbinë, si dhe në shumë raste tjera.Pastaj, të mendojmë se si duhet vepruar. Kjo tokë është e ujitur me gjak Shqiptari, nga foshnjat e sapo lindura e deri tek të moshuarit 100 vjeçar”, ka thënë ai.

 

Lajme të tjera