Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë.
“Në mëngjes me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme”, njofton IHMK-ja.
Tutje, thuhet se mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.
“Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m”, theksohet tutje.
Instituti gjithashtu njofton se temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”, njofton IHMK.