Fjalë Kyçe

Jean Castex, kryeministri i ri i Francës

Jean Castex, kryeministri i ri i Francës

Jean Castex është kryeministri i ri i Francës.

Pallati Elysee ka njoftuar për emërimin e ri pak orë pasi dha dorëheqje ish kryeministri Edouard Philippe.

Philippe i paraqiti sot dorëheqjen derisa presidentit Emmanuel Macron e pranoi.

Qeveria e dorëhequr do të trajtojë punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re, një ndryshim i kërkuar nga Emmanuel Macron i cili njoftoi për një “ekip të ri” për të ndjekur një “rrugë të re” politike për pjesën e fundit të mandatit të tij, deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.