Fjalë Kyçe

Jep dorëheqje Osman Ejupi, anëtari i Bordit pas paralajmërimeve të Llukës për shkarkim

Jep dorëheqje Osman Ejupi, anëtari i Bordit pas paralajmërimeve të Llukës për shkarkim

Anëtari i Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës, Osman Ejupi sot ka dhënë dorëheqje.

Ejupi javën e kaluar ishte temë diskutimi në media për punësimin e katër anëtarëve të familjes në Telekom.

Pas paralajmërimit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka për shkarkim të tij, Ejupi sot ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga kjo pozitë, raporton lajmi.net.

Në letrën e largimit ai ka thënë se në cilësinë e anëtarit të Bordit nuk ka pasur asnjë kompetencë dhe asnjë ndikim në punësim dhe së dyti së punësimi i njerëzve të afërt sipas tij është bërë sipas procedurave të Telekomit të Kosovës.