Fjalë Kyçe

Joe Biden: 100 dollarë kush vaksinohet ose rikthehen masat për të pavaksinuarit

Joe Biden: 100 dollarë kush vaksinohet ose rikthehen masat për të pavaksinuarit

Miliona punëtorë federalë në SHBA do t’iu kërkohet të verifikojnë se janë vaksinuar kundër coronavirusit ose përndryshe përballen me vendosjen e detyrueshme të maskës, testimin javor, distancimin dhe rregulla të tjera të reja, njoftoi të enjten administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

Udhëzimet e reja të rrepta kanë për qëllim rritjen e normave të ngadalta të vaksinimit në mesin e 4 milionë amerikanëve që tërheqin pagesat federale dhe për të vendosur një shembull për punëdhënësit privatë në të gjithë vendin, raporton theguardian.

“Është një pandemi e re e të pavaksinuarve”, tha presidenti Joe Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë. Pastaj e përsëriti me emocion se “Njerëzit po vdesin edhe pse nuk kanë arsye të vdesin”, transmeton Telegrafi.

Administrata po inkurajon bizneset të ndjekin shembullin e saj në nxitjen e vaksinimeve duke vendosur barrë për të pavaksinuarit.

Biden u ka bërë thirrje qeverive shtetërore dhe vendore “që të përdorin fondet e siguruara nga paketa e ndihmës kundër coronavirusit për të stimuluar vaksinimet duke ofruar 100 dollarë për individët që marrin vaksinën”. Ai ka njoftuar se bizneset e vogla dhe të mesme do të marrin rimbursime nëse u ofrojnë punonjësve pushim për të vaksinuar anëtarët e familjes.

Theksojmë se kryetari i qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio, ka ndjekur tashmë këshillat e departamentit të thesarit, duke njoftuar dje se kushdo që shkon në një vend vaksinimi të drejtuar nga qyteti për dozën e parë të vaksinës do të marrë 100 dollarë duke filluar nga e premtja.

Ndryshe, deri më tani rreth 57.7 për qind (rreth 190 milionë) banorë e ka marrë së paku një dozë të vaksinës ndërsa rreth 50 për qind (164 milionë) janë vaksinuar plotësisht. /Telegrafi/