Fjalë Kyçe

Johnson pritet ta mbajë sot fjalimin e fundit si kryeministër, pason emërimi i Truss nga Mbretëresha

Johnson pritet ta mbajë sot fjalimin e fundit si kryeministër, pason emërimi i Truss nga Mbretëresha

Kryeministri në detyrë, Boris Johnsn, pritet që ta mbajë fjalimin e tij të fundit në këtë post nga Downin Street në këtë mëngjes.

Menjëherë pas fjalimit, britaniku do të niset për në Balmoral të Skocisë, ku do ta njoftojë Mbretëreshën për dorëheqjen.

Pas kësaj, kryetarja e re e Partisë Konservatore, Liz Truss, gjithashtu në Balmoral, do të emërohet si kryeministre e re e Britanisë së Madhe.

Gjatë ditës, Truss, me shumë mundësi do të nis emërimin e kabinetit, ku pritet të përfshijë sekretarin aktual, Këasi Kwarteng, si kanelar, Prokuroren aktuale të Përgjithshme, Suella Braverma si sekretare të Brendshme, ndërsa James Cleverly pritet të kalojë nga sekretar për arsim në sekretar të jashtëm.