Fjalë Kyçe

Ka rrezik që Rusia ta bëjë sërish Bjellorusinë pjesë të saj

Ka rrezik që Rusia ta bëjë sërish Bjellorusinë pjesë të saj

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko mund të heqë dorë nga pavarësia e shtetit të tij, duke nënshkruar një marrëveshje për integrim më të thellë me Rusinë, ka deklaruar të hënën ministri i Jashtëm i Lituanisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tash e sa vjet është duke kërkuar lidhje më të ngushta me Bjellorusinë, nën ombrellën e një shteti të përbashkët, teksa këtë ide e ka paraqitur sërish gjatë muajit të kaluar, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Lukashenko në të kaluarën ka hedhur poshtë veprimet e tilla, duke e akuzuar Rusinë se dëshiron ta gëlltisë shtetin e tij. Por tani, përballë protestave, një gjë mundësi e tillë është rritur.

“Rusia tani do ta finalizojë me shpejtësi atë që nuk ia doli ta bëjë për 20 vjet dhe një gjë e tillë është tejet shqetësuese”, ka thënë ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius.