Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar për borxhet e Qeverisë aktuale.
Kadrijaj, ka shkruar se gjithmonë mundohet të jetë korrekte me të gjithë deputetët, por siç ka thënë ajo fyerja e deputetit Abdixhiku që po i bën pozitës e ka detyruar të reagojë duke ia përmendur dy gjëra, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i saj i plotë:
Duke tentuar të krijoj hapsirë mbrenda LDK-së, zoti Abdixhiku ka filluar me fyrje e me denigrime kundër deputetëve dhe në përgjithsi kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai. Gjithmonë jam mundu të jem korrekt me kolegë deputet, por z. Abdigjiku duke i fyer koleget e tij me detyroi të ia përkujtoj shkurt dy gjëra:
E para, si arrite të krijosh gjithë këtë pasuri me një pagë të Riinvestit?
E dyta: atë ndihmoj baba i nusës me tendera ne KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto pergjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj./Gazeta Alo/