Fjalë Kyçe

Kalimtari hasi në një drerë të ngrirë në rrugët e Kazakistanit

Kalimtari hasi në një drerë të ngrirë në rrugët e Kazakistanit

Një video e një dreri të ngrirë për shkak të kushteve të këqija të motit u shfaq në kanalin YouTube Press TV.

Në Kazakistan, temperaturat javët e fundit ishin shumë të ulëta, kështu që kjo lopë kishte mbetur e ngrirë në rrugë, transmeton Telegrafi.

Temperaturat ishin deri në -25 gradë Celcius.

Në video mund të shihet se si një burrë vrapon për ta kapur atë dhe t’ja largojë akullin e ngrirë nga fytyra e tij.

Ai arrin t’ja largojë akullin dhe ta lirojë drerin nga një makth i vërtetë, mbase edhe nga ngordhja e sigurtë.

Paralajmërimet për stuhi janë lëshuar për 6 rajone të Kazakistanit, raporton Zyra Kombëtare të Motit Kazhydromet.

Temperatura parashikohet të bjerë në -32 deri në -37 gradë Celsius, dhe -42 gradë lokalisht, gjatë natës. Probabiliteti i stuhisë është 85-90%.