Fjalë Kyçe

Kancelari austriak takohet me presidentin amerikan, ja çka diskutuan për Kosovën

Kancelari austriak takohet me presidentin amerikan, ja çka diskutuan për Kosovën

Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në takimin e tyre të zhvilluar në Uashington, ata diskutuan edhe për çështjen e Kosovës. Kurz është kancelari i parë i Austrisë i cili në Shtëpinë e Bardhë u takua me një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit.

Pas takimit, ai ka thënë se SHBA-të në Kosovë “kanë ndikim të madh që mund ta përdorin pozitivisht”, transmeton lajmi.net.

Kurz theksoi se Austria e sheh pozitivisht dialogun mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se mund ta mbështes edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar.

“Nëse dy palët arrijnë marrëveshje për diçka, nuk duhet t’u qëndrojmë në rrugë, as evropianët as amerikanët”, porositi ai, transmeton lajmi.net.

Kurz ka bërë të ditur se Trump kërkoi që Austria ta rrisë buxhetin për ushtrinë. “Besoj se administrata amerikane ka interes për marrëdhënie të mira por në shumë pyetje kemi mendime të ndryshme”, theksoi ai në lidhje me takimin me Trumpin.