Qëndrimi më logjik është se kanceri i lëkurës ndodh në vendet që janë më të ekspozuara ndaj diellit, siç janë gjoksi, krahët, fytyra apo këmbët
Kjo është përgjigjja më domethënëse për të gjithë, në fakt formohet kanceri i lëkurës në çdo pjesë të trupit, paralajmërojnë dermatologët.
Rreziku më i madh është ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, por shfaqja e këtij malinjiteti ndikohet gjithashtu nga mosha, gjenetika dhe historia mjekësore, transmeton Telegrafi.
Këto pjesë të trupit mund të jenë vende ku zhvillohet kanceri, por në të njëjtën kohë vende të fshehura të cilave nuk u kushtojmë vëmendje.
Pëllëmbët dhe këmbët
Këto dy gjymtyrë janë jashtëzakonisht të ekspozuara ndaj diellit dhe ato shpesh mund të harrohen me rastin e kontrollit dhe atyre më së paku u kushtohet kujdes. Prandaj, është e detyrueshme t’i lyeni ato me një faktor.
Zona midis gishtave
Ne besojmë se nuk ju ka shkuar kurrë në mendje të kontrolloni lëkurën midis gishtërinjve tuaj, ose të aplikoni krem, por që ato mund të jenë të ndjeshme ndaj zhvillimit të kancerit.
Lëkura e kokës
Lëkura e kokës është shpesh më e ekspozuari në diell dhe ne shpesh i kushtojmë vëmendjen më të vogël. Ne nuk e lyejmë atë me një faktor, ne nuk bartim kaçkëta, kapele, ky është problemi. Sigurohuni që të mbroni këtë pjesë të lëkurës dhe të kontrolloni për ndonjë deformim.
Qepallat
Të ka ndodhur të paktën një herë që të anashkalosh qepallat dhe buzët dhe ato të digjen. Po, kjo ndodh, dhe ne shpesh i injorojmë këto vende kur bëhet fjalë për kontroll te mjeku, kështu që mund të ketë problem pikërisht kur ato janë në pyetje.
Zona intime
Këto pjesë të trupit janë “të mbuluara” me një kostum, kështu që ju mendoni se ato janë të mbrojtura. Mos u mashtroni, por lyeni ato para se të shkoni në plazh, sepse qelizat kancerogjene mund të shoqërohen me virusin HPV dhe aty zhvillohen. Kontrolloni shpesh këto pjesë të trupit! /Telegrafi/