Fjalë Kyçe

Kandaja miraton vaksinën Pfizer edhe për fëmijët mbi 12 vjeç

Kandaja miraton vaksinën Pfizer edhe për fëmijët mbi 12 vjeç

Kanadaja është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart.

Këshilltari kryesor mjekësor i Shëndetësisë Kanada Dr Supriya Sharma thotë në një konferencë për shtyp se vendimi është “një moment historik” në luftën kundër Covid.

“Departamenti përcaktoi se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grupmoshë më të re,” thotë ajo. “Ne kemi filluar të shohim dritën në fund të tunelit.”

Kritikët kanë kritikuar atë që disa e shohin si ritmin e ngadaltë të përhapjes së vaksinave në Kanada. Sipas të dhënave, vendi ka shpërndarë 37,85 doza të vaksinës për 100 njerëz, rreth gjysma e normës në SHBA.