Ekziston rreziku që spitalet e këtushme të mos jenë më në gjendje të përballojnë fluksin e pacientëve për një kohë të gjatë.
Numri i rasteve pozitive në Valis po vazhdon të rritet me të madhe. Kështu, numri i pacientëve me koronavirus që duhet të shtrohen në spitalin e Valisit është rritur ndjeshëm në dhjetë ditët e fundit, bën të ditur qeveria e kantonit, shkruan srf.ch.
Ekziston rreziku që spitalet e këtushme të mos jenë më në gjendje të përballojnë fluksin e pacientëve për një kohë të gjatë. Për këtë arsye Qeveria e Valisit madje ka kërkuar mbështetje nga Ushtria Zvicerane në mënyrë që kjo e fundit të mbështesë organizatat kantonale që janë përgjegjëse për luftimin e pandemisë.
Qeveria kantonale gjithashtu ka vendosur: Departamenti shëndetësor i Kantonit mund të kërkojë ndihmën e institucioneve shëndetësore dhe të punonjësve shëndetësorë nëse është e nevojshme të përballimin me pandeminë Covid 19.
Të gjitha ndërhyrjet jo urgjente në spitalet e kantonit janë ndaluar me kohë.
140 roje civile janë thirrur tashmë. Brigada e zjarrfikësve ka mbështetur ambulancën në ditët e fundit, përcjell albinfo.ch. “Megjithatë, këto burime nuk do të jenë të mjaftueshme,” vazhdon qeveria. Prandaj ajo ka kërkuar ushtrinë.
Virginie Masserey nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) kishte konfirmuar më parë në një konferencë për media se ushtria kishte marrë thirrjet e para për mbështetje. Këshilli Federal do të vendosë për të.