Fjalë Kyçe

Kaos në Paris, qindra të arrestuar në protestat e jelekverdhëve

          

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve që pushtuan zemrën e Parisit.

Kjo është fundjava e katërt të trazirave dhe në protestën e sotme ishin 8000 demonstrues. Lëvizja nisi tre javë më parë si formë revolte ndaj planeve të qeverise për rritjen e mëtejshme të çmimit të karburantit, por tani kërkesat e tyre janë shtuar duke përfshirë standarde më të mira jetese, rritje rrogash e pensionesh.

Mbi 500 vetë u ndaluan gjatë protestës, pasi iu gjetën maska, çekiçë dhe gurë.

Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë tëqëndrojnë të mbyllura