Fjalë Kyçe

Kapen 30 thasë me duhan në Debëllde të Vitisë (FOTO)

Kapen 30 thasë me duhan në Debëllde të Vitisë (FOTO)

30 thasë me duhan refuz janë kapur nga Policia e Kosovës në fshatin Debëllde të Vitisë.

Zyrtarët policorë të Stacionit për Mbikqyrjen e Kufirit në Zhegër, e kanë vërejtur një veturë e cila dyshohet se ka ardhur nga Maqedonia e Veriut.

Malli i konfiskuar dhe vetura i dorëzohen për procedura të mëtutjeshme Doganës së Kosovës.

“Si rezultat i punës dhe angazhimeve nga njësitë policore është vërejtur një veturë e dyshuar, e cila dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i kufirit me Republikën e Maqedonisë. Njësiti policorë gjatë kontrollit në veturë ka gjetur tridhjete thasë (30) duhan refuz. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar doganës së Kosovës. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin dhe personin e dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.