Arrestohen dy persona që detyronin femra të ofronin shërbime seksuale me pagesë dhe të njëjtit ofronin lokale për veprimtari prostitucioni, kështu njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.
Një mashkull dhe një femër, pas hetimeve të zhvilluara nga Policia dhe realizimit të një plani taktik nga ata, dy personat të nacionalitetit shqiptar janë arrestuar nën akuzën për mundësi ose detyrim prostitucioni dhe ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje.
Dy të arrestuarit pas intervistimit nga Policia, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Pas hetimeve të zhvilluara dhe realizimit të një plani taktik nga policia, janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K/Shqiptare, nën akuzën e lartshënuar. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.
Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë, dhe personat janë arrestuar rreth orës 21:30 të mbrëmjes./GazetaAlo/