A.S është personi i arrestuar ditën e sotme me 11 kg heroinë në portin e Durrësit.
Sipas burimeve, shtetasi kosovar nuk ka pranuar të flasë para uniformave blu, shkruan Gazeta Shqiptare.
Sylejmani prej disa vitesh jetonte në Zvicër. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin e 50-vjeçarit shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.
Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës. Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të kosovarit Agim Sylejmani, 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.