Ekonomia serbe pësoi dëme në vlerë prej 66 milionë euro në dy muaj për shkak të futjes së taksës prej 100 përqind nga Kosova për mallrat nga Serbia.
Kështu tha ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq i cili shtoi se nuk është i sigurt se si do të përfundojë kriza “me rënien e takës ose Qeverisë së Prishtinës “, transmeton Klan Kosova.
Ai theksoi se në dy muajt e masave siç i ka quajtuar ai “të pakuptimta, sanksioneve”, dëme të mëdha ekonomike iu shkaktuan ekonomisë serbe, por edhe biznesmenëve në Kosovë dhe konsumatorëve.
Kujtojmë se pikërisht për çështjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me krerët shtetërorë të Kosovës.
Aty po kërkohet një zgjidhje që taksa të pezullohet përkohësisht.