Fjalë Kyçe

Karantimi më i madh në botë: India ua ndalon qytetarëve daljen nga shtëpia për tri javë

Karantimi më i madh në botë: India ua ndalon qytetarëve daljen nga shtëpia për tri javë

India nga nesër do të aplikojë bllokadën më të madhe botërore të shëndetësisë, e cila do të zgjasë 21 ditë, ka bërë të ditur kryeministri Narenda Modi, duke paralajmëruar qytetarët se duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre – përndryshe rrezikojnë ta “ftojnë” pandeminë nëpër shtëpi, raporton Reuters.

“Për të shpëtuar India dhe çdo qytetar i saj, do të autorizohet ndalesa për të dalë nga shtëpia”, ka shtuar Modi gjatë një fjalimi të transmetuar live në televizion, duke pranuar se tri javët e ardhshme do të jenë një goditje e fuqishme për ekonominë, por që sipas tij vetëm një veprim i tillë mund ta rikthej Indinë drejt normalitetit, transmeton Telegrafi.

Duke premtuar dy miliardë dollarë për forcimin e sistemit shëndetësor në vend, Modi urdhëresën për vetëizolim e ka quajtur “mbyllje totale” si dhe është zotuar se qeveria do të ndërmerr të gjitha veprimet që banorëve të mos u mungojë asgjë.

Kjo lëvizje e tij e vë pothuajse 1/5 e popullatës së botës në bllokadë totale. E zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Indi kanë regjistruar 469 raste aktive me COVID-19 dhe 10 tjera që ishin me fatalitet.

Kujtojmë që India është një nga vendet me numrin më të madh të banorëve në botë – me gjithsejtë 1.3 miliardë, duke bërë kështu që të jetë karantimi më i madh që ndonjëherë njeh historia.