Fjalë Kyçe

Karkaleca të shumtë e bllokuan trafikun në Bahrein, pas një stuhie të fuqishme nga Arabia Saudite

Karkaleca të shumtë e bllokuan trafikun në Bahrein, pas një stuhie të fuqishme nga Arabia Saudite

Trafiku në autostradën kryesore në Bahrein është bllokuar pjesërisht, si pasojë e një numri të madh të karkalecave, që arritën nga Arabia Saudite pas një stuhie të fuqishme.

Në pamjet e shpërndara, shihet masivi i insekteve që qëndronin mbi xhamat e përparme të makinave, ndërsa qielli ishte errësuar prj tyre, transmeton Telegrafi.

Raportohet se masivi i karkalecave kanë marrë drejtim të kundërt si pasojë e një stuhie, pasi fillimisht kishin qëndruar në Qassim, Meka dhe Riad.

Megjithatë Departamenti për Agrikulturë dhe Resurse Detare, njoftoi se prania e këtyre insekteve nuk ka shkaktuar ndonjë dëm.

Sipas ekspertëve, gjendja është nën kontroll, ndërsa shpërndarja e tyre konsiderohet të jetë bërë si pasojë e kushteve atmosferike.

Kur autostrada u bllokua prej karkalecave, shumë nga shoferët ndaluan jashtë rruge, derisa situata të kthehej nën kontroll.