Fjalë Kyçe

Katër të vdekur nga zjarri që kaploi bllokun e ndërtesës në Spanjë

Katër të vdekur nga zjarri që kaploi bllokun e ndërtesës në Spanjë

Një zjarr i madh ka lënë të vdekur të paktën katër persona në një bllok banesash në qytetin e Spanjës, Valencia.

Tymi përshkoi bllokun me 14 kate dhe u shpërnda edhe te ndërtesa ngjitur.

Zjarrfikësit shpëtuan njerëz përmes ballkoneve, dhe 19 persona mbeten të zhdukur, raportoi BBC.

Të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë, janë lënduar.

Më shumë se 20 ekipe zjarrfikësish u angazhuan, e në mëngjesin e së premtes ndërtesa u duk si gërmadhë.

Ndërtesa ishte shtëpi e 450 banorëve, me 138 apartamente.