Fjalë Kyçe

Katolikja nga Ferizaj, konvertohet në myslimane natën e Ramazanit

Katolikja nga Ferizaj, konvertohet në myslimane natën e Ramazanit

Elena Berisha ka vendosur të konvertohet nga katolike në myslimane.

Mbrëmë para namazit të parë të teravive për këtë Ramazan, Elena Berisha ka vendosur të konvertohet nga katolike në myslimane. Këtë, 19-vjeçarja ka vendosur ta bëjë në Xhaminë e Madhe të Ferizajt.

Siç e ka zakon ceremonia islame në këto raste, Elena ka shqiptuar dëshminë (shehadetin), duke e mbajtur në duar librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.

Imami i kësaj xhamie, Mustafë Ahmeti, ka uruar 19-vjeçaren pas konvertimit.“Lus Zotin Fuqiplotë që këso raste të kemi çdo ditë në xhaminë tonë. Poashtu për Elenën lusim Zotin që t’ia forcojë besimin, shëndetin dhe ta begatojë me çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër”, ka thënë ai.

Sot me datën 05.05.2019 në prag të muajit të bekuar të Ramazanit vajza me emrin Elena na i rriti emocionet e kësaj dite. Elena, një vajzë nga Ferizaj e besimit katolik sot kishte vendosur të konvertohej në besimin musliman. Vajza donte të isha edhe unë në prani të kësaj ceremonie dhe gjatë shqipitimit të dëshmisë u ndjeva i gëzuar tej mase. Lus Zotin Fuqiplot që këso raste të kemi çdo ditë në xhaminë tonë, poashtu për Elenën lusim Zotin që t'ia forcojë besimin, shëndetin dhe ta begatojë me çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Gepostet von Xhamia e Madhe-Ferizaj am Sonntag, 5. Mai 2019