Fjalë Kyçe

Kërcënohet me jetë deputetja

Kërcënohet me jetë deputetja

Diana Johnson, deputetja e Parlamentit Britanik, ka treguar se është kërcënuar me jetë, dhe është thirrur tradhtarë, raporton DailyMail.

Deputeti, Bercow ka thirrur për një debat sa i përket patriotizmit, ku sipas tij deputetët po konsiderohen tradhtare pas fjalimit të kryeministres May në ditën e djeshme e cila tha se “deputetët janë duke vepruar kundër interesit publik”, transmeton Gazeta Express.
Sot gjatë debatit mbi të ardhmen e Britanisë, dhe hapat që duhet të marrë Britania drejt të ardhmes së BE-së, folësi i Parlamentit Britanik tha “Në javët e fundit, si shumë nga ju, edhe unë jam akuzuar si tradhtare, ku ndër tjera më është thënë që unë duhet të qëllohem ose të varem”.
“Ju nuk jeni tradhtare, ju po e bëni më të mirën e mundshme” tha sot folësi i Parlamentit Britanik, Johnson. “Nga kjo karrige më lejoni të them se unë besoj fuqishëm në këtë institucion, dhe të drejtën e deputetëve që ta bëjnë detyrën e tyre.