Fjalë Kyçe

Kërkohej nga Kanadaja, arrestohet në Morinë 21-vjeçari që banonte në Gjilan

Kërkohej nga Kanadaja, arrestohet në Morinë 21-vjeçari që banonte në Gjilan

Është akuzuar në Morinë, një 21 vjeçar që banonte në Gjilan, e që ishte shpallur tash e një kohë në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Këtë e ka konfirmuar Policia Shqiptare përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teka ka bërë me dije se arrestimi është bërë me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Morinë, Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A. K, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottawa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.