Instituti Demokratik i Kosovës ka kerkuar nga Qeveria që të japë sqarime publike se çfarë përfshihet brenda 53 milionë eurove dhë në Bechtel Enkas.
Këtë kërkesë ata e kanë bërë në një konferencë për media ku edhe kanë folur për zgjatjen e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë -Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate, shkruan Gazeta Alo.
Ata thonë se kjo zgjatje deri më 1 qershor të vitit 2019-të u bë për shkak të mungesës së buxhetit ngase Qeveria obligohet t’ia jap Bechtel Enkas 53 milionë euro.
KDI-ja ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë këtë shumë në mënyrë që të merret vesh e vërteta se çfarë po ndodh me paratë publike./Gazeta Alo/