Fjalë Kyçe

Kërkoi telefon me vlerë prej 700 eurosh në Pejë, arrestohet i dyshuari

Kërkoi telefon me vlerë prej 700 eurosh në Pejë, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën, stacioni policor në Pejë ёshtё informuar nga ankuesi se i dyshuari ka hyrë në një lokal “mobil shop” nё Pejё dhe nёn detyrim ka kërkuar nga ankuesi njё telefon nё vlerё 700 eurosh ose para tё gatshme.

Sipas Policisë, ankuesi ia ka dhёnё tё dyshuarit njё telefon mobil Samsung, pas marrjёs sё telefonit i dyshuari ёshtё larguar nga lokali, njofton Klan Kosova.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.05.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Detyrim’, ndёrsa ankuesit i ёshtё kthyer telefoni i cili ёshtё marrë nga i dyshuari”.