Fjalë Kyçe

Kështu e konsideron Policin e vrarë Izet Demajn, Presidenti Hashim Thaçi

Kështu e konsideron Policin e vrarë Izet Demajn, Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Istog, prej ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, në përpjekje për të parandaluar një grabitje të armatosur në një bankë në qytetin e Istogut.

Presidenti ka shprehur ngushëllime për familjen, ndërsa ka thënë se polici Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës.

“Kosova, fatkeqësisht, sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës. Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës. Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Polici Izet Demaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e palgëve që kishte marrë nga shkëmbimi i zjarrit me hajnin i cili i armatosur kishte tentuar të grabiste bankën.

Për vdekjen e policit kanë reaguar politikanë të shumtë. Izet Demaj kishte lufutuar edhe nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.