Fjalë Kyçe

Këta janë deputetët dhe ish-deputetët me pasurinë më të madhe në Kosovë nga viti 2010 deri me tani

Këta janë deputetët dhe ish-deputetët me pasurinë më të madhe në Kosovë nga viti 2010 deri me tani

Lëvizja FOL ka lansuar sot Platformën e përditësuar për Krahasimin e Pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019.

Sipas një njoftimi, platforma për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë përfshin rreth 500 zyrtarë të lartë publik, ku për secilin në mënyrë individuale qytetarët e Kosovës mund t’i krahasojnë rritjen e pasurisë së tyre ndër vite, pra gjatë periudhës që kanë pasur një post publik.

Në mesin e personave zyrtarë më të pasur për vitet 2010-2019 radhitën edhe disa deputetë e ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, ata janë: Ramiz Kelmendi, Gani Dreshaj, Hashim Deshishku, Florin Krasniqi, Valon Ramadani, Blerim Kuqi, Ukë Rugova, Nuredin Lushtaku, Fatmir Rexhep dhe Emin Gerbeshi, transmeton Telegrafi.

Deputeti i Lidhjes Demokratiket të Kosovës, Ramiz Kelmendi i prinë listës i pari si deputeti më i pasur për gjatë këtyre 9 viteve.

Pasuria e Kelmendit ka shënuar më së shumti rritje në vitet 2015 dhe 2019.

Gjithsej pasuri të paluajtshme deputeti Kelmendi në vitin 2019 posedon 119,834,215.68 euro.

I dyti në listën e më të pasurve  për këto nëntë vite radhitet deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.

Pasuria e tij në vitin 2019 gjithsej është 86,738,094.48 euro.

Ndërsa i treti është radhitur ish deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, pasuria e tij në vitin 2015 ishte 13,113,277.01 euro, ndërsa nuk ka të dhënë  tjera për pasurinë e tij për vitet 2016/17/18/19.

Florin Krasniqi ish-deputet i Vetëvendosjes radhitet po ashtu në mesin e zyrtarëve më të pasur, pasuria e tij kap shifrën 6,760,500.00 euro.

Deputeti aktual i Vetëvendosjes, Valon Ramadani radhitet i pesti si më i pasuri për nëntë vite, gjithsej pasuri ai posedon 3,524,026.oo euro. Lëvizja FOL ka radhitur të gjashtin Blerim Kuqin, deputetin e AAK-së, me pasuri po ashtu mjaft të madhe, totali i pasurisë së tij arrin shifrën 3,209,271.01 euro.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, zë vendin e shtatë për nga pasuria, ai posedon 2,955,612.00 euro, kurse ish-deputeti tjetër, Nuredin Lushtaku është i teti në mesin e më të pasurve, ai ka gjithsej 2,664,147.70 euro.

Fatmir Rexhepi dhe Emin Gerbeshi janë po ashtu në listën e më të pasurve. Rexhepi posedon 2,301,320.00 euro kurse Gerbeshi 2,189,370.00 euro.