Fjalë Kyçe

Këto janë fjalët e Albin Kurtit për Idriz Ajetin

Këto janë fjalët e Albin Kurtit për Idriz Ajetin

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe para arkivolit të akademikut Idriz Ajeti.

Kurti, në librin e përkujtimeve ka shkruar se gjurmimet albanologjike në thellësinë dhe gjerësinë e tyre, e përjetësojnë Prof. Idriz Ajetin në lartësinë dhe largësinë e të ardhmes sonë.

“Një shekull jetë për gjuhën, për gjuhën e një kombi i cili, para së gjithash, është gjuhë. Nga studiues i gjuhës shqipe te profesori kulminant i saj, nga kryetar i AShAK-ut te kryetar i Kuvendit të Kosovës, akademik Idriz Ajeti do të jetojë në kujtesën e popullit tonë po aq sa edhe vetë gjuha e popullit. Gjurmimet albanologjike në thellësinë dhe gjerësinë e tyre, e përjetësojnë Prof. Idriz Ajetin në lartësinë dhe largësinë e të ardhmes sonë”, ka shkruar Kurti në Librin e Përkujtimeve./Gazeta Alo/