Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë nderime pranë shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova duke vendosur kurora lulesh.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Rugova do të qëndrojë përjetësisht në themelet e shtetit tonë, shkruan Gazeta Alo.
“Presidenti Ibrahim Rugova shekullin e tij jetësor ia fali Kosovës. Përjetësisht do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë sovran”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
Pranë të njëjtës shtatore nderime bëri edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi./Gazeta Alo/