Fjalë Kyçe

Këto janë komunat të cilat u fituan pa balotazh dhe të tjerat në të cilat do të ketë balotazh

Këto janë komunat të cilat u fituan pa balotazh dhe të tjerat në të cilat do të ketë balotazh

Deri më tani, sipas rezultateve të EXIT-POLL-it të prezantuara ekskluzivisht në Klan Kosova, komunat të cilat dihen fituesit pa balotazh janë:

Në Drenas fiton Partia Demokratike e Kosovës, në Fushë Kosovë fiton Lidhja Demokratike e Kosovës, në Skenderaj fiton Bekim Jashari, në Ferizaj fiton Partia Demokratike e Kosovës, në Mitrovicë fiton pa balotazh Partia Demokratike e Kosovës, në Han të Elezit fiton pa balotazh Rufki Suma, në Shtime fiton Partia Demokratike e Kosovës, në Deçan fiton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Lipjan fiton Lidhja Demokratike e Kosvoës, në Junik fiton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë fiton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë fiton Lidhja Demokratike e Kosovës, në Obiliq fiton pa balotazh Xhafer Gashi

Ndërsa 12 komuna, nga 26 të analizuara, do të shkojnë në balotazh sipas një sondazhi të EXIT POLL-it i prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova.

Sipas këtyre statistikave kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të shkojë edhe një herë në zgjedhje, ku LDK-ja me Përparim Ramën dhe LVV-ja me Arben Vitinë do të garojnë edhe një herë për të parin e kryeqytetit.

Vendet e tjera që do të shkojnë në balotazh janë: Gjakova, Prizreni, Rahoveci, Gjilani, Klina, Malisheva, Podujeva, Vushtrria, Kaçaniku, Vitia dhe Istogu.