10:00
Kryeministri Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, Deçan)
11:00
Në 20-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, bëhet dhurimi vullnetar i gjakut me moton “Gjaku i lirisë”. (QMF “Fahredin Hoti”, Krushë e Madhe)
11:00
Gjimnazi “Hasan Nahi” organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të garës së inteligjencës “Eureka 6”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Në 20-vjetorin e vrasjes së profesorit Latif Berisha, Kryesia dhe kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, bëjnë homazhe te varri i tij në fshatin Smrekonicë. (Smrekonicë, Vushtrri)
12:00
Mbahet tubim në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Gllogjan, Deçan)
12:00
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin (Gllogjan, Deçan)
12:40
Mbahet Mini-Maratona në vrapim me moton “Vrapo në Paqe”, në 20-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake e policore serbe. (Hajvali)
17:30
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mban konferencë shtypi para ndeshjes kualifikuese kundër Bullgarisë, që e zhvillon të hënën, më 25 mars. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
19:00
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvillon stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
19:00
Përfaqësuesja e Bullgarisë në futboll mban konferencë për medie para ndeshjes kualifikuese me Kosovën. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
19:30
Përfaqësuesja e Bullgarisë në futboll zhvillon stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)