Fjalë Kyçe

Këto janë pamje të hënës që nuk i keni parë më parë

Këto janë pamje të hënës që nuk i keni parë më parë

Një fotograf ka kapur imazhe më të kthjellëta të kratereve të Hënës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, astrofotografi me qendër në Kaliforni, Andrew McCarthy grumbulloi mijëra fotografi së bashku mbi fazat hënore për të treguar sipërfaqen e Hënës në të gjithë “madhështinë” e saj.

Atij iu deshën dy javë që të kap imazhet e transformimit të Hënës, ndërsa edhe sasia e sipërfaqes së ndriçuar nga Toka i jep asaj “shkëlqim”.

Rezultati përfundimtar spektakolar shfaq imazhe të mahnitshme të kratereve, zbehjeve dhe “defektet” e fqinjit 4.5 miliardë vjeçar të Tokës.

Në llogarinë e tij në Instagram, McCarthy e përshkroi këtë imazh si “projekt bishe”.