Fjalë Kyçe

Këto janë shifrat e parave të hyra në FFK brenda një viti

Këto janë shifrat e parave të hyra në FFK brenda një viti

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës.

Në këtë Kuvend, u raportua se buxheti i FFK-së për vitin 2018 ka arritur vlerë mbi 11 milionë euro dhe gati 88.86 për qind e këtyre të hyrave janë nga FIFA dhe UEFA, kurse pak mbi 10% nga të hyrat e FFK-së janë nga sposnorët, dënimet, anëtarësimet, sponsorimet dhe të drejtat televizive.

Agim Gashi në fjalën e tij i ka zbuluar të hyrat në FFK brenda një viti.

“Te hyrat janë rreth 11 milionë euro. Shumica e të hyrave janë nga UEFA dhe FIFA”, theksoi shefi i financave në FFK, Agim Gashi.

Në këtë Kuvend është vendosur që gruas së presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, t’i ndahet një pagë mujore për gjithë jetën, që do të marrë nga FFK-ja.