Fjalë Kyçe

Këto janë shtetet më të fuqishme në botë

Këto janë shtetet më të fuqishme në botë

Agjencia amerikane ‘US News’ ka publikuar listën me shtetet më të fuqishme të botës.

Renditja e shteteve është bërë në bashkëpunim me ‘BAV Group’ , ‘VMLY&R’ dhe ‘Wharton School.

Ata kontaktuan 20.000 njerëz nga katër regjione për 80 vende të botës.

Listës së shteteve më të fuqishme të botës i prinë SHBA-ja. Njëlloj si herën e fundit kur është publikuar lista, SHBA-ja nuk e ka ndërruar pozitën.

Pozitën dy dhe tre e nxënë, Rusia dhe Kina, ndërsa e katërta është Gjermania. Në pozitën e pestë është Mbretëria e Bashkuar.

Rënie ka pësuar India e cila vitin e kaluar ishte renditur e 15-ta, kurse këtë vit është në pozitën e 17-të.

Po ashtu edhe Turqia ka pësua rënie. Nga pozita e 14-të që ishte ka rënë në të 16-të, transemton alsam.

Ngritje enorme ka Greqia e cila nga pozita e 52-të ka kaluar në pozitën e 41-të.

Rënie drastike ka Portugalia. Nga pozita e 38-të ku ishte, tash gjenden në pozitë të 49-të.

Po ashtu rënie ka pësuar edhe Serbia e cila vitin e kaluar ishte ne vendin e 51-të, tash ka rënë një pozitë më poshtë.