Fjalë Kyçe

Këto ndërtesa të gjelbëruara ishin planifikuar për oaza, tani askush nuk dëshiron të jetoj në ato – “ngacmohen” nga mysafirët e paftuar

Këto ndërtesa të gjelbëruara ishin planifikuar për oaza, tani askush nuk dëshiron të jetoj në ato – “ngacmohen” nga mysafirët e paftuar

Ndërtesat e projektuara me bimësi nëpër ballkone janë rritur aq shumë në “pyllin vertikal”, sa që pronarët e apartamenteve po i shmangin dhe po hezitojnë të jetojnë brenda tyre për shkak të numrit të madh të mushkonjave, raportojnë mediat kineze.

Blloku i ndërtesave të banimit kishte përfunduar më 2018 në Chengduu në provincën Sechuan. Sipas ueb-faqes së pronarit të tokës, 826 apartamentet që ishin nxjerrë në shitje, brenda pak ditëve ishin blerë nga qytetarë të vendeve të ndryshme.

Megjithatë, siç raportojnë kineze, vetëm dhjetë familje janë vendosur në këto ndërtesa, transmeton Telegrafi.

Banorët besojnë se apartamentet janë të “pajetueshme” për shkak të vegjetacionit nëpër tarraca dhe fasadës, që pothuajse është shkatërruar dhe numrit të madh të mushkonjave që “vrapojnë” pas gjelbërimit.