Vaji i peshkut mund të jetë më i rëndësishëm sesa që mendohet.
Gratë shtatzëna që marrin një porcion nga vaji i peshkut ose marrin suplimente të tij në baza ditore mund të mbrojnë fëmijën e tyre të palindur nga presioni i lartë i gjakut, ka zbuluar një studim i ri.
Duke studiuar fëmijët e moshave nën moshën gjashtë vjeç, hulumtuesit gjetën që disa nuk përjetonin probleme në presionin e gjakut, transmeto lajmi.net.
Hulumtimet e mëtejshme treguan se shumica e këtyre fëmijëve kishin nënat që kishin marrë DHA (acid dokosaheksaenoik, një acid yndyror omega-3) gjatë shtatzënisë.
Rezultatet më të mira u gjetën tek fëmijët e grave që kishin marrë 600 miligramë DHA në ditë.
Rrjedhimisht, kjo është doza që rekomandohet nga mjekët për gratë shtatzëna.