Imazhet mahnitëse të një ketri gjigant i mbuluar me lesh plotë-ngjyrësh janë përhapur në internet dhe janë kthyer në virale.
Ketri gjigant Malabar posedon një lesh me lara plot-ngjyrëshe, duke filluar nga bojë bezhi deri në hije të kafesë, transmeton lajmi.net.
Ai është dyfishi i madhësisë i të afërmve të tyre, deri në 94 centimetra më i madh.
Ketrat ekzotik preferojnë sipërfaqen e pemëve, duke u ushqyer me arra, fruta dhe lule larg nga toka, për shkaqe sigurie.
Fotografi Kaushik Vijayan, 39 vjeç, kapi pamje të kafshëve në vendlindjen e tyre amtare për të prodhuar një set imazhesh mahnitëse.
“Ketrat më mahnitën dhe unë u ngazëlleva kur kapa bukuri në aparatin tim”, deklaroi fotografi.