Fjalë Kyçe

Kina fton katër ministra të jashtëm evropianë për vizitë, në mesin e tyre edhe ai i Serbisë

Kina fton katër ministra të jashtëm evropianë për vizitë, në mesin e tyre edhe ai i Serbisë

Ministrat e jashtëm të Irlandës, Polonisë, Hungarisë dhe Serbisë do të vizitojnë Kinën gjatë ditëve në vazhdim.

Të katër ministrat do të vizitojnë Pekinin zyrtar, nga 29 deri më 31 maj me ftesë të Ministrit të Jashtëm Ëang Yi, tha zëdhënësi i ministrisë Zhao Lijian të premten në një konferencë të rregullt për shtyp kryeqytetin e Kinës.

Sipas tij, gjatë vizitës, Ëang do të takojë veçmas katër ministrat dhe do të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe mes Evropës dhe Kinës, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv

Kina shpreson që vizita mund të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit dhe “promovimin e rimëkëmbjes ekonomike pas-epidemike”, tha Zhao Lijian.

Parlamenti Evropian gjatë këtij muaji, ndaloi ratifikimin e paktit të investimeve me Kinën, derisa Pekini të heqë sanksionet ndaj politikanëve të Bashkimit Evropian, duke thelluar një mosmarrëveshje në marrëdhëniet Sino-Evropiane, si dhe duke ua mohuar kompanive të BE-së qasje më të madhe në Kinë.

Sanksionet e Pekinit ishin një përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore kundër zyrtarëve kinezë të akuzuar për arrestimet masive të ujgurëve myslimanë në Kinën veriperëndimore.