Fjalë Kyçe

Kina i del në përkrahje Putinit për pushtimin e Ukrainës – si solidarizim për të, nuk do i shfaq ndeshjet e Ligës Premier

Kina i del në përkrahje Putinit për pushtimin e Ukrainës – si solidarizim për të, nuk do i shfaq ndeshjet e Ligës Premier

Kina tashmë ka dalë hapur mbështetjes së Vladimir Putinit dhe idesë së tij për të pushtuar Ukrainën.

Sipas asaj që raporton BBC, mbajtësit e të drejtave kineze i kanë thënë Ligës Premier se nuk do të transmetojnë ndeshje këtë fundjavë për shkak të shfaqjes së planifikuar të ligës për mbështetjen ndaj Rusisë.

Kina është një aleat i ngushtë politik i Rusisë, e cila i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special”.

Liga Premier tha të mërkurën se skuadrat do të tregojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën në ndeshjet nga 5 deri në 7 mars, ku të 20 kapitenët do të mbajnë shirita të veçantë me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Liga tha se tifozët inkurajohen të bashkohen me lojtarët, trajnerët, zyrtarët e ndeshjeve dhe stafin e klubit në një moment reflektimi dhe solidariteti përpara fillimit të çdo ndeshje.

Ekranet e stadiumeve do të shfaqin “Futbolli qëndron së bashku” në sfondin e ngjyrave blu dhe të verdhë të flamurit ukrainas.