Një mjek i cili kishte dalë në pension dhe u kthye në punë për të luftuar pandeminë e koronavirusit është bërë mjeku i katërt në Britani që vdes pasi kontraktoi infeksionin.
Alfa Saadu, 68 vjeç, ishte rikthyer në punë në Spitalin Memorial të Mbretëreshës Victoria në Welwyn, Hertfordshire, pasi ishte pensionuar në vitin 2016 pas një karriere 40-vjeçare në NHS.
Shoqata Mjekësore Britanike thotë se stafi përballet me mungesat e pajisjeve mbrojtëse pasi punojnë me pacientët Covid-19 gjatë gjithë kohës.
Disa mjekë janë shpreh se ata janë të bindur që e kanë të pashmangshme mos marrjen e virusit.