Fjalë Kyçe

Kishte dhimbje të vazhdueshme në kokë, zbuloi një merimangë që jetonte në veshin e saj

Kishte dhimbje të vazhdueshme në kokë, zbuloi një merimangë që jetonte në veshin e saj

Sa herë që kemi dhimbje koke, neve na zgjohen zakonisht dyshimet në lidhje me një dehidrim të mundshëm, apo qëndrimi para ekraneve për shumë gjatë.

Megjithatë, një gruaje i ndodhi krejt diçka tjetër: ajo zbuloi se dhimbjet e vazhdueshme të kokës po ia shkaktonte një merimangë që kishte krijuar strehë në veshin e saj, transmeton lajmi.net.

Lekshmi, nga një provincë e Indisë, shpeshherë flinte në ambiente të jashtme, gjë që i kushtoi për pak jetën asaj.

Një natë, ajo kishte kaluar natën në gjumë në oborrin e saj, gjë që bëri që një merimangë të depërtonte në veshin e saj.

Pas dhimbjeve të vazhdueshme, ajo shkoi në spitalin e Karnatakas për të kuptuar se në veshin e saj kishte çelur folenë një insekt.

Mjekët nga radhët e këtij institucioni shëndetësor pohuan se nuk kishin pasur një rast të tillë më parë.