Fjalë Kyçe

Kjo anije gjigante kalon në ngushticën më të vogël

Kjo anije gjigante kalon në ngushticën më të vogël

Vetëm një metër e ndante anijen nga secila anë, dhe udhëtarët mund të zgjasnin dorën e të kapnin shkëmbinjtë, transmeton Gazeta Metro.

Anija MS Bramear është 195 metra e gjatë, 22 metra e gjerë dhe mund të mbajë 1200 udhëtarë në bord, bashkë me ekuipazhin.

Kanali i Korintit është 6.4 km i gjatë dhe 24 metra i gjerë, dhe ndan Greqinë nga gadishulli i Peleponezit.

Pamjet fantastike treguan se si anija e përshkoi kanalin duke pasur shumë pak hapësirë nga të dy krahët.

Udhëtarët që ishin në anije mund të zgjasnin duart dhe të preknin faqen e shkëmbit në secilën anë.