Shpresa Shala do të jetë drejtoresha e re e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti.
Sipas Ahmetit, Shala ka qenë drejtoreshë e Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.
“Drejtoreshë e Arsimit do të jetë Shpresa Shala. Ajo ka qenë drejtoreshë në shkollën “Xhemajl Mustafa” dhe është e shkëlqyer në punën e saj. Shala ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin Drejtues të shkollës si dhe ka pasur rezultat të mirë te nxënësit”, ka thënë Ahmeti.
Pozitën e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës e ka mbajtur, Jonuz Salihaj i cila ka qenë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).