Ligji për Policinë e Kosovës sqaron situatë kur zyrtarët policorë kanë të drejtë të përdorin armën e zjarrin. Mes të tjera në ligjin e Policisë aty thuhet se përdorimi i armës është i lejuar në proporcion me shkallën e rrezikut.
Pika e parë e nenit për përdorimin e armës së zjarrit thotë se përdorimi i armës është i lejuar nëse me mjete të tjera të policisë nuk arrihet objektivi i policisë.
Po ashtu theksohet se përdorimi i armës lejohet edhe në raste si ta: mbroj jetën e vet ose jetën e të tjerëve nga sulmet e pashmangshme, parandaloj kryerjen e pashmangshme apo vazhdimësinë e veprës penale që shkakton rrezik të lartë për jetën, arrestoj personin i cili paraqet rrezik për jetën e të tjerëve dhe që u reziston urdhrave ligjor të dhënë nga zyrtari policor dhe parandaloj arratisjen e personit i cili paraqet rrezik të pashmangshëm për jetën e personave të tjerë dhe që u reziston urdhrave ligjorë të dhënë nga zyrtari policor, shkruan Insajderi.
Po ashtu theksohet se para përdorimit të armës, polici është i detyruar ta paralajmëroj personin e dyshuar që të ndalet. Por theksohet se arma mund të përdoret edhe pa u bërë paralajmërimi në raste të veçanta dhe në rrethana urgjente.
Më poshtë gjeni ligjin e plotë të policisë ku flet për përdorimin e armës së zjarrit.