Fjalë Kyçe

Kjo është gruaja më e vjetër në botë (Video)

Kjo është gruaja më e vjetër në botë (Video)

Japonezja Kane Tanaka ka thyer rekordin e saj si personi më i vjetër në botë duke festuar 117 vjetorin e lindjes.

Ajo shënoi ditëlindjen së bashku me miqtë dhe stafin e shtëpisë së pleqve që ndodhet në Fukoka të Japonisë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Pasi e provoi një pjesë të tortës së saj të madhe për ditëlindje, “e shijshme” tha ajo me një buzëqeshje dhe kërkoi edhe më shumë tortë.

Vitin e kaluar Tanaka u konfirmua si personi më i vjetër i gjallë dhe mbanë këtë rekord në Guinness World Records.